
Një 48-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në në Zall Mner në Kamëz brenda një automjeti, mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40.
Siç raporton gazetari Besmir Pula për “MCN live”, dyshohet se vrasja ka ardhur për shkaqe hasmërie, pasi vite më parë, i vëllai i viktimës, Lulzim Visha, kishte vrarë një person.
Policia bën me dije se shtetasi Lulzim Visha i gjetur në rrugën 'Shën Stefani', në Zall Mner në Kamëz , dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Lulzim Visha ishte nisur për në punë, teksa punonte si postier. Është vrarë brenda automjetit të një poste private.
Dyshohet se mund të jetë vrarë me silenciator pasi banorët kanë thënë se nuk janë dëgjuar të shtëna.
Një nga pistat e hetimit është ajo e hasmërisë të mundshme mes viktimës Lulzim Visha dhe personave të tjerë. Ndërkohë dhe vëllai i tij ka vrarë një person para disa vitesh.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë po pyeten familjarë për të sqaruar dyshimet paraprake.
I vëllai ishte dënuar më 29 qershor 2021, nga Gjykata e Tiranës, me 12 vite burg dhe flitet se ai ka qenë një person konfliktual.
Kjo është vrasja e gjashtë përgjatë muajit janar.



