Messenger u vjen në ndihmë atyre që pendohen për mesazhet e dërguara

Messenger u vjen në ndihmë atyre që pendohen për mesazhet e dërguara

Pas WhatsApp-it, edhe Messenger-i u vjen në ndihmë atyre që pendohen për atë që kanë shkruar. Në çatin e Facebook-ut, ata që kanë dërguar gabimisht një foto ose kanë shkruar një frazë pa menduar gjatë për pasojat, mund t’i korrigjojnë gjërat, duke i fshirë para se marrësi t’i shohë. Lajmi është konfirmuar nga vetë Messenger, i cili e ka vendosur këtë opsion mes funksioneve të aplikacionit për iPhone.

Përdoruesit do të kenë 10 minuta për t’u penduar. Pas kësaj kohe, nuk mund t’i fshijnë më mesazhet nga çati. Koha në dispozicion është më e paktë se e Whatsapp-it, i cili e kishte lënë vetëm 7 minuta fillimisht, por tani e ka zgjatur në 1 orë.

Mundësia e eliminimit të mesazheve para se të lexohen nga marrësi është përmendur nga Facebook që në pranverë të këtij viti. Gjithçka nisi kur disa media zbuluan se themeluesi i Facebook-ut dhe menaxherët kryesorë të tij e kishin mundësinë për t’i fshirë mesazhet para se të lexoheshin nga të tjerët. Pas publikimit të këtij lajmi, rrjeti social njoftoi se kjo mundësi do t’u jepej të gjithëve.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy