30 vjet nga eksodi i shqiptarëve më 2 korrik 1990 (VIDEO)

30 vjet nga eksodi i shqiptarëve më 2 korrik 1990 (VIDEO)

Beniamin Bakalli kujton 30-vjetorin e largimit nga Shqipëria. 2 korriku i 1990-ës mbahet mend si dita e eksodit masiv të shqiptarëve nëpërmjet dyerve të ambasadave.

Bakalli tregon sesi nga një turmë e vogël, mijëra shqiptarë u dyndën drejt ambasadave për të kërkuar një jetë më të mirë në kufijtë perëndimor të Europës.

Eksodi i shqiptarëve ka ndodhur këtu në Rrugën e Kavajës. Në 1 korrik kishim hyrë në ambasadën turke, në 2 korrik turma hyri në ambasadën gjermane.

Bakalli rrëfen se ato vite për shqiptarët nuk ofronin siguri për të ardhmen, ndërsa ai dhe familja e tij vuanin presionin politik të kohës.

Ishim familje e persekutuar, shkova takova një ditë më parë vëllain në burgun e Gjirokastrës dhe më tha ik largohu nga Shqipëria.

Sot pas 30 vitesh në bllokun e ambasadave, Bakalli sheh me keqardhje sesi mijëra të rinj ende kërkojnë një vizë pune për t'u larguar nga vendi.

Ka ende shumë të rinj që duan të ikin. Qeveria nuk ka bërë asgjë në këtë pjesë, ndoshta kërkon vetë që të ketë emigracion për të pasur të ardhura…

Sipas Instat, që nga viti 2011 deri në vitin 2018 janë rreth 356 mijë shqiptarë që kanë zgjedhur të largohen nga vendi për arsye emigrimi, ndërsa shumë të tjerë janë çdo vit aplikues të lotarisë amerikane dhe vizave të punës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy