Autori Tanush Frashëri sjell për publikun librin e tij të ri për marrëdhëniet italo-shqiptare. Një libër i ri për marrëdhëniet italo-shqiptare që mbulon një hark kohor prej rreth 30 vjetësh.
Është një periudhë e krijimit të shtetit shqiptar, për të cilin Italia ka një rol parësor, por edhe e atij që mund të quhet intervecionizmi dhe imperializmi Italian në Shqipëri dhe Ballkan, që duket se përcaktoi të ardhmen e të këtyre marrëdhënieve deri më sot.
Autori i veprës Tanush Frashëri shpjegon për MCN, natyrën polemike të veprës, që nxjerr figurën e Mbretit Zog, në një dritë ndryshe.
E para punës Zogu është një figurë nga më të përfolurat në mënyrë perverse dhe unë meqenëse kisha leje të hulumtoja në arkivat italiane për historinë e Shqipërisë mu grumbulluan shumë materiale dhe thuhet se historia nuk ka pse të prezantohet me pikëpamje simpatie apo antipatie dhe nuk ka pse të deformohet. Duke lexuar këto dokumente mendova që Zogu nuk del një figurë e shtrembëruar, përkundrazi italianët ankohen në mënyrë të tmerrshme që mori para nga ne dhe nuk pranoi një gjë të vogël të bënte. Ai mori para nga ne, ndërroi faqen e vendit të vet dhe nuk pranoi të na bënte një gjë, sepse thoshte paguani që të mbetem në sferën tuaj, sepse në të vërtetë përveç Italisë nuk e ndihmoi njeri. Zogu qysh nga viti 1927 kishte mësuar italishten dhe kontrollonte fjalë për fjalë të gjitha nenet që kanë nënshkruar në marrëveshjen me italianët dhe ai thotë se fatkeqësia e funksionarëve ishte se ata nuk e njihnin se kush ishte Zogu dhe është merita e Zogut që 13 vjet më vonë Shqipëria u pushtua.
Për historianin Hasan Bello, libri “Relatat Italo-Shqiptare” është ndërtuar me një bazë të fortë historike duke u bazuar në arkivat italiane dhe shqiptare.
Duke shfrytëzuar arkivat ka dhënë një pasqyrë të qartë me rolin dhe kontributin e italianëve që ishin në Shqipëri por dhe për bashkëpunimin e tyre me shtete të ndryshme për të rrëzuar Zogun nga pushteti. Libri është një enciklopedi para 1912 ku profesori Tanushi është përpjekur të japë një panoramë të qartë është përpjekur të shfrytëzojë të gjitha arkivat dhe pastaj ndalet dhe te periudha e pavarësisë, përpjekjet e tiranisë për të krijuar një vijë politike, administrata që Italia ndërton në Vlorë, tek qëndresa dhe pikëpamjet e elitës shqiptare. Pastaj jep qartazi lëvizjen kombëtare shqiptare në fund të luftës së parë botërore.
Në libër zbulohen dokumente të shkëmbyera mes Mbretit Zog dhe Italisë sidomos për organizimin, përhapjen, arsimimin dhe stërvitjen e ushtrisë.



