Thaçi: Bashkimi i Gjermanisë u shndërrua në shpresë për liri në rajon

Thaçi: Bashkimi i Gjermanisë u shndërrua në shpresë për liri në rajon

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të shënimit të përvjetorit të 26-të të bashkimit të Gjermanisë, qe u organizua nga ambasada gjermane në Kosovë.

Para shumë përfaqësuesve diplomatikë dhe të institucioneve të Kosovës, presidenti Thaçi tha se kjo festë nuk është vetëm e popullit gjerman, por edhe e Evropës dhe të gjithë popujve që e duan lirinë.

“Bashkimi i dy Gjermanive ishte festë për popujt e Evropës Lindore, sepse ishte sinjali më bindës se koha e sistemit njëpartiak, koha e ndalimit të mendimit ndryshe, kishte marrë fund. Ishte sinjal se epoka e lirisë, demokracisë dhe barazisë, po fillonte edhe për Evropën Lindore”, ka thënë presidenti Thaçi.

Sipas tij, kështu u përjetua kjo ditë edhe ndër popujt e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

“Bashkimi i Gjermanisë u shndërrua në shpresë për liri dhe demokraci. U bë frymëzim për shumë lëvizje kundër komunizmit dhe monizmit në Ballkan”, shtoi ai.

Gjithashtu, presidenti Thaçi ka folur edhe për mbështetjen që populli dhe shteti gjerman i kanë dhënë Kosovës në periudha të ndryshme. Ai ka thënë se vlerat e shoqërisë gjermane, kosovarët i kanë njohur qysh në vitet e 60-ta, me valën e gastarbajterëve të parë.

“Sot nga kjo valë ka mbetur diaspora më e madhe e Kosovës, urë e rëndësishme që lidh Kosovën me Gjermaninë, por edhe një nga ushqyesit kryesorë të Kosovës. Përkrahja për Kosovën vazhdoi edhe në vitet e 90-ta kur Gjermania hapi dyert për qindra mija kosovarë, të përndjekur nga regjimi i Millosheviqit”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi theksoi se Gjermania pas luftës ishte një nga përkrahëset kryesore të përpjekjeve për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit.

“Duke shfrytëzuar përvojën historike të pajtimit francezo-gjerman, diplomacia gjermane dhe personalisht kancelarja Merkel janë mbështetës të palëkundur të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka vlerësuar presidenti Thaçi.

Ai tha se populli i Kosovës do t’i jetë përherë mirënjohës shtetit dhe popullit mik të Gjermanisë. “Në ditët e rëndësishme si kjo sot, urojmë që të thellojmë bashkëpunimin dhe miqësinë mes nesh”, ka përfunduar presidenti Thaçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy