
Në listën e përditësuar të rusëve të sanksionuar gjendet edhe emri i 26-vjeçares Polina Kovaleva, pronare e një apartamenti luksoz në Londër, vajza e gruas së ministrit të Jashtëm rus, Serghei Lavrov.
Moska është vendosur në shënjestër nga qeveria e Boris Johnson në përgjigje të agresionit rus ndaj Ukrainës, në bashkëpunim me SHBA-në, BE-në dhe Kanadanë.
Një fakt i tillë u bë i ditur nga ministrja e Jashtme Liz Truss përmes një postimi në Twitter, duke specifikuar se lista e të sanksionuarve nga Britania e Madhe, përfshin “më shumë se 1000 individë dhe kompani” që besohet se janë të lidhur në një mënyrë ose në një tjetër me sistemin e pushtetit të Presidentit Vladimir Putin.
Truss shkruan se te personat fizikë dhe juridikë të përfshirë nga sanksionet shtesë janë 65 të tjerë dhe në ta përfshihen banka dhe biznese që nuk janë prekur deri më tani, por edhe drejtorë menaxhues të strukturave në nivel korporate.
Truss përmend ndër shembujt më domethënës të shtesave të sotme të sanksioneve, firmën e rekrutimit të mercenarëve “Wagner Group”.



