Dan Bilzerian njihet ndryshe si “mbreti i Instagramit”. I njohur për jetën e shfrenuar, të cilën e pasqyron në rrjetet sociale, Bilzerian ka pranuar së fundmi se është një lidhje monogame.
Lojtari milioner i pokerit, i cili ka deklaruar se ka fjetur me 17 vajza gjatë një jave, aktualisht është lidhur me modelen Sofia Bevarly. Bilzerian është 37 vjeç, ndërsa ajo 16 vjet më e re.
Ajo thotë se u njoh me Bilzerian në një festë buzë pishine, pak pasi ai kishte bërë seks me tre femra të tjera.
“Nuk kam shumë lidhje me dashurinë me shikim të parë. Mbaj mend që atë natë kisha bërë seks me tri vajza kur e takova. Filluam të shoqëroheshim. Ajo është paksa ndryshe. Është e zgjuar, e shkathët”, ka treguar ai në një intervistë.
Bilzerian ka 22.6 milion ndjekës në “Instagram”, ku nuk ngurron të postojë pa fund foto me femra, armë dhe festa të çmendura.



