
Ish-prokurori Gentian Trenova tha në studion e lajmeve të MCN Tv se vendimi i GjK për Erion Veliaj është i drejtë dhe se është marrë në përputhje me ato që parashikon Kushtetuta.
Më tej Trenova tha se tashmë Veliaj mund të vijojë ta drejtojë bashkinë përmes autorizimeve apo delegimit të detyrave tek nënkryetarët e besuar.
Cilat janë pasojat që do kemi pak këtij vendimi? Masa e sigurimit për Veliajn, qëndron. Ai mund të autorizojë nga burgu vazhdimin e drejtimit të bashkisë përmes nënkryetarëve. Ka të drejtë të delegojë detyrën tek i besuari i tij. Kjo është nga ana ligjore.
Politikisht dhe moralisht kryetari i bashkisë duhet të jepte dorëheqjen. Përderisa është rreshtuar tek ata që e kanë dashur këtë reformë, atëherë nuk duhet të bëhet pengesë dhe duhet të pranojë dhe kur nuk i pëlqejnë vendimet e këtyre institucioneve.
Sipas Trenovës, Veliaj mund të dalë nga burgu vetëm nëse ka zbutje të akuzave nga ana e prokurorisë ose probleme me shëndetin.
Kthimi në zyrë ndodh vetëm nëse ndryshon masa e sigurisë. Nuk ka shanse që me këtë masë sigurimi të kthehet në zyrë. Mund të drejtojë nëpërmjet autorizimeve, apo duke ia deleguar detyrat nënkryetarëve të bashkisë.
Ajo që ka rënduar pozitën e Veliajt, ishin deklarimet që ai bënte në Facebook. Këto iu kthyen në boomernag.
Vetëm nëse do të ketë zbutje të akuzave nga ana e prokurorisë, ose do të ketë rëndim të kushteve të shëndetit, këto janë dy rrethanat që mund të ketë zbutje të masës së sigurimi.



