663 të arrestuar pas protestës kundër Lukashenkos në Bjellorusi

663 të arrestuar pas protestës kundër Lukashenkos në Bjellorusi

Policia bjelloruse njoftoi sot arrestimin e 633 personave gjatë demonstratës masive të opozitës, e organizuar dje, kundër rizgjedhjes së diskutueshme të presidentit Aleksander Lukashenko.

“Një total prej 633 personash u arrestuan dje për shkelje të ligjit”, tha Ministria e Brendshme bjelloruse në një deklaratë.

Sipas ministrisë, 363 prej tyre mbetën në paraburgim të hënën në pritje të shqyrtimit të çështjeve të tyre nga gjykatat.

Ky është numri më i lartë i arrestimeve në një demonstratë të opozitës që nga protestat e para pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.

Më shumë se 100 000 njerëz marshuan dje në Minskun qendror, me thirrjen e opozitës, në fundjavën e katërt radhazi të mobilizimit masiv, pavarësisht nga një dislokim mbresëlënës i policisë dhe ushtrisë në kryeqytet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy