Basha me komisionerin Varhelyi: Zgjidhja e krizës dhe reforma janë dy objektiva madhore

Basha me komisionerin Varhelyi: Zgjidhja e krizës dhe reforma janë dy objektiva madhore

Kreu i PD Lulzim Basha ka folur pas takimit me komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, ku thotë se gjatë takimit kanë diskutuar për zgjidhjen e krizës së rëndë politike në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, dhe hapjen e negociatave.

Kryedemokrati përmes një deklarate për mediat bëri me dije se zgjidhja e krizës politike dhe reforma zgjedhore janë dy objektiva madhore.

“Komisioneri Varhelyi më prezantoi me strategjinë që do të paraqes ai dhe presidentja e re e Komisionit, strategji të cilën unë dhe opozita e mbështesim plotësisht.   Nga ana jonë prezantuam dhe gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës së rëndë politike në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të paraprira nga një reformë zgjedhore dhe zbatimi i saj sipas kushteve të Bundestagut dhe hapja e negociatave të anëtarësimit janë dy objektiva madhore në harmoni dhe në përputhje të plotë me njeri-tjetrin. Mirëprita ndihmën e BE që mundësoi dialogun politik për reformën zgjedhore jashtë parlamentit ilegjitim, të dalë nga krimi i organizuar si hap i parë për të çuar drejt demokracisë reale në Shqipëri, ku qytetarët dhe jo kriminelët dhe krimi të zgjedhin pushtetarët që nga parlamenti, qeveria, kryebashkiakët e kështu me radhë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy