
24-vjeçari Driton Isenaj, i lindur në Austri, ka zgjedhur sportin e boksit, duke dal ën ring me simbole kombëtare.
I ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Isenaj, thotë se ka zgjedhur këtë prezantim për të shprehur krenarinë për kombin dhe prejardhjen e tij shqiptare.
Në boksin amator ai numëron 6 fitore, pa asnjë humbje.
Jam 24-vjecar, e kam filluar boksin që 17 vjeç. Deri para 1 vite e gjysmë kam ndjekur boksin amator, tanimë jam në atë profesional.
Si boksier amator, kam marrë disa tituj kampion. Kam fituar 6 ndeshje dhe asnjë humbje.
Në vitin 2019 kam dal për herë të parë kampion në boksin amator.
Tani kam synim boksin profesional dhe fitoret në këtë drejtim.
Isenaj thotë se prindërit janë ata të cilën e kanë brumosur me dashurinë për kombin dhe gjuhën.
Nisur nga kjo ai nuk harron që në çdo ndeshje të shfaqet i veshur me simbole kombëtare.
Prindërit e mi janë shumë krenar dhe na kanë mësuar dhe edukuar me dashurinë për kombin.
Edhe pse kam lindur në Austri, ndihem më shumë shqiptar dhe në çdo paraqitjen time, kam qejf të prezantoj traditën dhe dashurinë për Kosovën dhe Shqipërinë.



