‘Shqipëria, ende larg anëtarësimit’, Tabaku: Nuk është plotësuar asnjë parakusht (VIDEO)

‘Shqipëria, ende larg anëtarësimit’, Tabaku: Nuk është plotësuar asnjë parakusht (VIDEO)

Aministia fiskale, pasaportat e arta dhe legalizimi i kanabisit janë tri nga vijat e kuqe të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian. Këtë pohon kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian, Jorida Tabaku në një intervistë për MCN, ndërsa liston rreziqet që vijnë nga këto nisma të qeverisë shqiptare. Për Tabakun, deri më tani asnjë nga parakushtet për integrimin nuk është plotësuar dhe Shqipëria vijon të jetë në ngërç për hapjen e grup-kapitujve. Në të njëjtën linjë edhe hulumtuesja e politikave evropiane, Nirvana Deliu, pohon se procesi i Screening për Shqipërinë po zgjat më shumë sesa ishte parashikuar, ndaj ende nuk mund të themi se negociatat janë hapur zyrtarisht. 8 vite nga marrja e statusit të vendit kandidat dhe më shumë se 2 viteve nga “po” e kushtëzuar në marsin e vitit 2020, Shqipëria u ul në Tryezën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian në vitin 2022, ndërsa e radhës pritet të mbahet në vjeshtën e 2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy