
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, Klik Ekspo Group, çeli dje siparin e edicionit të 31-të të tij, i cili do të jetë i hapur për publikun deri me datën 8 nëntor.
Pjesë e panairit janë investitorë edhe përfaqësues të kompanive që merren me elektrifikimin e hekurudhave.
Për mikrofonin e MCN Economy Eric Schulz, Matjaz Marinko, Andrea de Giorgio dhe Fabrizio Maggioni thanë se panairi Klik Ekspo Group tregon pasqyrën e rritjes ekonomike të Shqipërisë dhe se ata janë këtu për të dhënë dijen dhe eksperiencën e tyre për elektrifikimin e hekurudhave në Shqipëri.
Eric Shulz:
Jemi të impresionuar nga ky panair. Ka shumë vizitorë. Jemi për elektrifikimin e rrjetit hekurudhor shqiptar. Jemi këtu për të dhënë dijen tonë për rrjetin hekurudhor shqiptar.
Matjaz Marinko:
Do të elektrifikoni me qindra kilometra. Ne jemi këtu, është hera e parë që vijmë. Jemi një grup teknik, kemi eksperiencën dhe jemi të organizuar. 100 vjet eksperiencë do të vijë në ndihmën e shtetit shqiptar sa i përket elektrifikimit të hekurudhave.
Andrea de Giorgio:
Jemi krenarë që jemi këtu në këtë panair ndërkombëtar. Kemi eksperiencë dhe në elektrifikim. Kemi ardhur për të ndihmuar në ndërtimin e rrjetit hekurudhor në Shqipëri.
Fabrizio Maggioni:
Ky panair tregon pasqyrën e rritjes ekonomike të Shqipërisë. Elektrifikimi është specialiteti i kompanisë sonë. Kjo shkon dhe sa i përket marrëveshjes së gjelbër në BE. Infrastruktura do kohë.



