Koronavirusi, fotot nga sateliti tregojnë se Irani po përgatitet për më të keqen (FOTO)

Koronavirusi, fotot nga sateliti tregojnë se Irani po përgatitet për më të keqen (FOTO)

Fotografitë e marra nga sateliti tregojnë se kriza e koronavirusit në Iran mund të jetë shumë më e rëndë nga sa është raportuar zyrtarisht. Në rastin më të mirë, fotot janë tregues i një skenari të rëndë për të cilin qeveria iraniane duket se po përgatitet.

Fotografitë e mëposhtme janë shkrepur më 1 mars nga kompania private e teknologjisë hapësinore Maxar Technologies dhe  u raportuan për herë të parë nga “New York Times”. Imazhet tregojnë dy llogore të mëdha varresh, të hapura së fundmi në një varrezë jashtë Qom, kryeqyteti fetar i Iranit. Arsyeja për afro 100 metra hapësira të reja për varre është makabre: vendi po kalon një shpërthim vdekjeprurës të sëmundjes që vetëm pritet të rritet.

Irani ka rreth 10 000 raste të konfirmuara të koronavirusit që nga 12 marsi, por ka dyshime se mund të ketë edhe më shumë.

Fotot tregojnë edhe një grumbull të madh gëlqereje, për të cilën zyrtarët iranianë të shëndetësisë kishin thënë që më parë se po e përdornin për të varrosur ata që vdisnin nga koronavirusi.

Irani është vendi i tretë me numrin më të madh të të prekurve nga epidemia, pasi Kinës dhe Italisë. / The Vox /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy