Zonjës së Parë ia refuzojnë dhuratën: Kemi libra plot

Zonjës së Parë ia refuzojnë dhuratën: Kemi libra plot

Biblioteka e një shkolle fillore në Massachusetts ka refuzuar librat që i dhuroi Zonja e Parë, Melania Trump. Në Ditën Kombëtare “Lexo një libër”, zonja Trump i dërgoi shkollës fillore Cambridgeport një disa libra. Shtëpia e Bardë bëri të ditur në një deklaratë se ka “bashkëpunuar me Departamentin e Arsimit për të identifikuar shkollat që kanë arritur standard të larta eskelence”.

Por drejtuesja e bibliotekës së kësaj shkolle, Liz Phipps Soeiro, thotë se këta libra janë të panevojshëm për shkollën. “Unë punoj në një department që ka plot resurse , të cilat kontribuojnë direkt në ekselencë. Nxënësit tanë kanë akses në bibliotekën me mbi 9 mijë tituj dhe punonjësja është e diplomuar në këtë degë”, ka thënë ajo.

Soeiro shton se Shtëpia e Bardhë duhet të fokusohet më shumë te suporti financiar për shkolla të një niveli të tillë. Sipas CBS, shkolla është distancuar nga deklarata e drejtueses së bibliotekës, e cila “nuk është e autorizuar të pranojë dhe as të refuzojë dhurata në emër të shkollës”.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy