Hasho: Sjellja agresive e drejtuesve të automjeteve, problem kryesor tek siguria e qarkullimit rrugor në Shqipëri (VIDEO)

Hasho: Sjellja agresive e drejtuesve të automjeteve, problem kryesor tek siguria e qarkullimit rrugor në Shqipëri (VIDEO)

Siguria rrugore në prag festash në vend, duket të jetë problem i ripërsëritur.

Teksa gjatë javës, është shtuar dukshëm numri i aksidenteve dhe disa akse paraqesin problem në sigurinë rrugore, eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho, është i mendimit se faji më shpesh qëndron te shoferët e papërgjegjshëm.

Përmes një komunikimi me “MCN tv”, Hasho, thotë se sjellja agresive e drejtuesve të automjeteve, problem kryesor tek siguria e qarkullimit rrugor në Shqipëri

Unë këmbëngul se sjellja e drejtuesve të mjeteve në Shqipëri është problem kryesor në aksidente, pra kjo sjellje është shumë e rëndë.

Nuk di se çfarë bëhet me rrugët që kanë një sinjalizim të përcaktuar dhe janë brenda parametrave, por sjellja agresive është e egër, duke pasur parasysh se këtë javë ka pasur aksidente duke i aksidentuar këmbësorët dhe dalja nga rruga shpesh kanë shkaktuar aksidente.

Është provuar shkencërisht që edhe përdorimi i celularit është disa herë më i rrezikshëm se sa alkoolu sepse rreziku ndodh në një fraksion të shpejtë duke i kushtuar vëmendje celularit.

Eksperti i sigurisë rrugore, Hasho, thotë se aksidentet në të shumtën e rasteve ndodhen në autostrada, ku ato nuk i plotësojnë kriteret e një autostrade, siç i takon të jetë.

Unë jam i mendimit, jam i prerë, kodi unë rrugor është i mbështetur mbi ato rrugë që janë sot, shpejtësia është i limituar siç është e përcaktuar, jo rritje qoftë dhe 10 km në orë është e pamundur, ne prandaj ju themi hiqni këmbët nga gazi.

Autostradat në Shqipëri nuk përmbushin kriteret, sepse nuk kanë kushte. Një autostradë duhet të jetë e mbyllur, ato nuk jën në fillim e mbarim, nuk kanë korsi emergjente. Autostrada Levan-Vlorë, i përgjigjet deri diku, ka disa karakteristika që i plotëson, por është i pambyllur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy