Bullizmi dhe gjuha e urrejtjes online/ Dine: Kambanë alarmi në shoqërinë tonë. Vajzat, viktimat më të mëdha (VIDEO)

Bullizmi dhe gjuha e urrejtjes online/ Dine: Kambanë alarmi në shoqërinë tonë. Vajzat, viktimat më të mëdha (VIDEO)

Borjana Dine, psikologe dhe analiste e platformës Isigurtë.al, tha në MCN Live se bullizimi dhe gjuha e urrejtjes janë në masa të mëdha në Shqipëri, dhe janë një kambanë alarmi për shoqërinë e sotme. Dine vë në dukje se janë vajzat që bullizohen më tepër. Sa i takon grupmoshave, rekordin e mbajnë të rinjtë, ku shpesh çështja nis online për të degraduar mandej në dhunë fizike. 

Është pak e vështirë. Gjatë këtij viti kemi vënë re që ka një ndërgjegjësim, dhe po janë afruar pak më tepër personat që kanë dëshirë për të raportuar, por kemi vënë re që gjuha e urrejtjes dhe bullizmi janë në masa të mëdha. Kjo faktikisht është një kambanë alarmi për shoqërinë e sotme. Flasim vetëm për gjuhën e urrejtjes online. Ka një trend tani, më duket mua, që fillimisht çështja apo problemi fillon online, të paktën te të rinjtë, dhe më pas mund të degradojë edhe fizikisht. Harrohet ndikimi emocional që ka te viktima. Viktima nuk duket se është traumatizuar në pamje të parë, por ndikimet emocionale i ka të mëdha. Vajzat janë ato që më tepër bullizohen. Ata që raportojnë janë të kategorive dhe moshave të ndryshme. Ka persona që raportojnë për të tjerët dhe kjo është një gjë e mirë. Nëse ka një të mirë midis këtyre, është pikërisht kjo, që ka persona që janë ndërgjegjësuar dhe raportojnë për miqtë, apo për dikë në internet. Djemtë raportojnë më shumë, por viktimat janë më tepër vajzat. Sa i përket grupmoshave, të rinjtë mbajnë rekord”.

Duke folur mbi vetëvrasjen e Bedrie Lokës, Dine thotë: 

Media duhet të trajtojë fenomenin. Unë e shikoj si një vrasje dhe jo si vetëvrasje. Ka shumë komponentë, që kanë një kryefjalë të madhe komunikimi. Bashkëveprimi s’është vetëm në familjen e Bedries, por edhe në familjen e vajzërisë, me familjen tjetër të madhe të saj, ku duket se mentaliteti është i egër dhe secili duhet t’i zgjidhë gjërat vetë në familjen e tyre”.

Psikologia vë në dukje se ne si popull kemi mosinformim mbi strukturat përkatëse që janë për të na ardhur në ndihmë. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy