Kushtetuesja pezullon zgjedhjet në Tiranë/ Presidenca: E respektojmë vendimin

Kushtetuesja pezullon zgjedhjet në Tiranë/ Presidenca: E respektojmë vendimin

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë përkohësisht dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, i cili parashikonte zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor 2025.

Vendimi është marrë pas shqyrtimit të një kërkese që lidhet me ligjshmërinë e dekretit, ndërsa pezullimi mbetet në fuqi deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes.

Menjëherë pas publikimit të këtij vendimi, Presidenca ka reaguar zyrtarisht përmes një deklarate për mediat, ku shprehet se e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se do të presë përfundimin e shqyrtimit të plotë të çështjes.

Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës, të dekretit nr. 350, datë 01.10.2025. 

Për momentin, nuk është bërë e ditur një datë e re për zhvillimin e zgjedhjeve, në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy