Wikileaks: ​CIA ka dhjetë vjet që hakon pajisjet Wi-Fi

Wikileaks: ​CIA ka dhjetë vjet që hakon pajisjet Wi-Fi

WikiLeaks ka freskuar data-bazën e të dhënave të quajtur Vault-7, të cilat kanë rrjedhur nga agjencia amerikane CIA.

Në mesin e të dhënave më të reja ndodhen edhe një sërë detajesh për softuerin, të cilin CIA e ka përdorur për dhjetë vjet për të hakuar çdo ruter shtëpiak dhe t’i shndërrojë ata në pajisje përgjimi, transmeton KosovaPress.

Ruterët në këtë mënyrë mund të mbikëqyrin gjithë qarkullimin e internetit hyrës dhe kthyes të përdoruesve, por edhe të infektojë pajisjet e lidhura me të.

Detajet e reja kanë të bëjnë me projektin CherryBlossom, detyra kryesore e të cilit ka qenë kompromentimi i rrjeteve Wi-Fi të ruterve dhe AP, të cilët përdoren në shtëpi, kompani dhe vendet publike. CIA nuk ka pasur nevojë që të ketë qasje fizike për të infektuar pajisjen, por e tëra është zhvilluar përmes rrugës së internetit – ekspertët e tyre në ruterin e “targetuar” kanë hedhur firmware-n e quajtur FlyTrap dhe në këtë mënyrë e kanë vënë pajisjen nën mbikëqyrje, në mënyrë që pronarët e ruterit në asnjë mënyrë të mos mund të dyshojnë se pajisja e tyre është e kompromituar.

E gjithë kjo ka ndodhur qysh nga viti 2007 dhe viktima të sulmit CherryBlossom kanë qenë ruterët e prodhuesve të njohur Linksys ose D-Link.

Të dhënat e WikiLeaks zbulojnë se për këtë lloj përgjimi është përdorur protokolli Universal Plug and Play (UPnP), për të cilin ekspertët e sigurisë ka kohë që kanë alarmuar se paraqet rrezik të caktuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy