Tarifat tregtare/ Papa: Do rrisnin inflacionin. Janë më shumë presion i Trump ndaj tre vendeve 

Tarifat tregtare/ Papa: Do rrisnin inflacionin. Janë më shumë presion i Trump ndaj tre vendeve 

Gazetari Robert Papa, autori i emisionit “Fokus” foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi politikat tregtare të presidentit të zgjedhur të SHBA-ve Donald Trump, që parashikon tarifa ndaj kinës, Meksikës dhe Kanadasë. Papa tha se këto tarifa i japin SHBA-ve 300 miliardë dollarë, por problemi është që do kalojnë te konsumatori. Gazetari e sheh lëvizjen më shumë presion, ose trysni ndaj tre vendeve, ndërsa shton se Trump po largohet nga platforma republikane e Reganit dhe Bushit. 

Vendosja e tarifave është në kundërshtim me platformën republikane fiksale. Ka qenë në vitet 900, Rusvelt, që kërkonte këto tarifa. Po të vendosësh këto tarifa SHBA do fitojë 300 miliardë dollarë, por problemi është që do kalojnë te konsumatori. Duke vendosur tarifa ndaj Kanadasë so rritet çmimi i gazit dhe benzinës, sepse eksporton 4 milion fuçi nafte në ditë në SHBA. Mendoj që Trump po e bën si trysni, presion ndaj këtyre tre vendeve. Ka gjasa që ato të vendosin në kufirin Meksikë-Kanada trupa ushtarakë, dhe Kina të marrë masa të tjera dhe ai të shfaqet fitues. A do të ketë efektivitet? Unë them nuk ka pse. Trump ka mbështetje 53 për qind të amerikanëve, s’ka ndodhur kurrë me të, ka qenë nën 50 për qind. Nëse do vendosen këto tarifa pjesa që do dëmtohen më shumë janë 20-25 për qind e amerikanëve me të ardhura të ulëta. Nëse vendosen tarifa Kinës dëmtohen vendet e Midwest që eksportojnë nga kina. Unë besoj se disa nga këshilltarët e tij do ta bindin që kjo s’është rruga e duhur, por është e drejta e tij. Senatorët e shteteve ku do ndihet trysnia e tarifave do kundërshtojnë. Është e drejta e tij, por ai (Trump) bën më shumë një blof. Trump ka kohë që është larguar nga platforma republikane e Regan dhe Bush. Do ishte e dëmshme nëse realizohet sepse do kemi rritje të inflacionit. Nuk besoj që Trump do ta donte këtë. 100 ditët e para do jenë me depërtime masive”.

I pyetur mbi lëvizjet e fundit të SPAK në Shqipëri, Papa tha:

Çdo veprim i prokurorisë ndaj kusarëve të politikës shqiptare ka mbështetje. Dihet që s’jam dakord 100 për qind sepse drejtësia aty s’është tamam tamam. Arroganca, mendjemadhësia e të kryekorruptuarit global Ramës, s’ka më durim që ta durojnë shqiptarët. I sugjeroj SPAK-ut të hetojë 250 mijë dollarët e paguara këtu për Trump në një aktivitet partiak. Gjithkush e di në Shqipëri sa të korruptuar janë politikanët shqiptarë, sepse atë e tregojnë me vila, etj., nuk është si këtu”.

Papa tha se është e drejta e opozitës të protestojë, por theksoi se problem janë numrat e protestuesve, nëse janë të mjaftueshëm për të trembur Ramën. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy