
Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN shpjegon se konflikti mes aksionerëve në aeroportin e Vlorës është pasojë e një tenderi të dyshimtë dhe jo i një mosmarrëveshjeje biznesi në vetvete. Tenderi, sipas tij, ishte fiktiv dhe u fitua nga një kompani turke për letrat.
Tomorri thekson se për 40% të aksioneve u paguan vetëm 4200 euro, ndërkohë që biznesi pritet të gjenerojë mbi 767 milion euro në 35 vitet e ardhshme. Konflikti i tanishëm lidhet me pjesën e aksioneve që i takon Valon Ademit, sipas një parakontrate noteriale me biznesmenin Bexhet Pacollin.
Sipas gazetarit, problemi është se kontrata noteriale nuk u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit, dhe aksionet e mbetura nuk iu dorëzuan sipas marrëveshjes fillestare. Kjo ka çuar në një ngërç midis aksionerëve për pjesën e mbetur të aksioneve dhe kontrollin mbi koncesionin e aeroportit të Vlorës.
“Thjesht historia është këtu, po ky duket si një konflikt civil në pamje të parë mes dy aksionerëve. Problemi është që konflikti është pasojë. Se shkaku i vërtetë i gjithë kësaj historie është tenderi. Gjithë tenderi ka qenë një procedurë fiktive, pra ishin caktuar ca njerëz që do merrnin një aeroport. Dhe bëhet një garë fiktivisht, siç ndodh rëndomtë këtu, me të gjitha punët e mëdha dhe konçesionet e mëdha.
Merret një kompani turke, sepse këta nuk plotësonin dot letrat, siç ndodh rëndom që e marrin në përgjithësi për shumë probleme. Nuk e plotësonin dot letrat, as për ekspertizë. Po, as Pacolli nuk plotëson. Megjithëse Pacolli duhet t'i plotëson, se ai ka bërë aeroport tjetër. Jo, jo, nuk kishin në eksperiencë menaxhim aeroport. Po ka bërë një aeroport ai, po nuk kishin. Eksperiencë dhe menaxhim shfrytëzim, se këta nuk kanë marrë veten që do ndërtojnë në aeroport. Po dhe menaxhim shfrytëzim, këta do ta mbajnë dhe 35 vjet do ta kenë këta.
Ne e morëm turkun. Turku erdhi për letrat, u fitua tenderi masë më pak se 1 vit. M'u ngrit iku turku, iku turku dhe thoni, turku mori 4200 euro. Për 40% të aksioneve, kaq i shiti. Tani një biznes, i cili sipas vetë padisë apo kallëzimit, edhe plan biznesit. Në 35 vitet e tij do të gjenerojë minimumi 767770000 euro të ardhur. Gjysma 40% e aksioneve të tij shiten për 4200 euro.
Konflikti mes këtyre dyve është e thjeshtë, këta zihen për peshën për pjesën e aksioneve që duhet të kenë një në konçesion.
Valon Ademi thotë se mua më takojnë 49% të aksioneve, thotë, sepse mbasi u larguan turqit që shitën 40%. Ka patur një parakontratë noteriale mes Bexhet Pacollit dhe Valon Ademit. Përmes të cilës Pacolli shiste 47% të aksioneve, nga kompania vetë ia çonte kompanisë së Valon Ademit. Më pas.
Duke patur këtë parakontratë, duke patur këtë marrëveshje, zoti Ademi thotë se unë kam bërë pjesën time të investimit, kam investuar gjithë ato para në përputhje me kuotat që kam patur. Por kur ka ardhur momenti për ta regjistruar, nuk i ka regjistruar kontratën noteriale në qendrën kombëtare të biznesit. Ka ndryshuar rrugës pra nuk e ka çuar Pacolli, i ka mbajtur të gjitha këto.
Kur kanë ikur turqit, turqit kishin 40% të aksioneve, ia kanë shitën Pacollit. Dhe Pacolli kishte 50, dhe shkoi 98. Valon Ademi ishte me 2%, mirëpo këta tani thonë që menjëherë mbasi u bë shitja nga turqit te Pacolli. Mes Pacollit dhe Valon Ademit ka patur një parakontratë që do marrë 47 aksionet e tjera pasi 2 i ka.”, tha Tomorri.



