Kryeministri Edi Rama duke folur në një tryezë në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih tha se zgjedhja e Trump-it është akti më bujar Zotit kundrejt BE-së, për t’i dhënë shansin të zgjohet.
“Zgjedhja e Trump është akti më bujar i Zotit kundrejt BE për t’i dhënë Europës një shans të madh të zgjohet dhe Europa duhet të mos jetë kaq vetëreferente së pari. Kisha një debat dje me një mik gjerman në panel kur tha se ministrat e jashtëm të Francës dhe Gjermanisë shkuan në Sirti dhe u thanë nëse bëni këtë do ë jemi miq, jo ne duhet të jemi miq edhe me ata që mendojnë ndryshe.
Europa duhet të mendojë si për fuqinë ashtu edhe për konkurrueshmërinë. Nëse nuk arrijmë të konkurojmë ekonomikisht nuk mund të bëjmë asgjë. Ballkani Perëndimor është një tokë mundësish për investime dhe për të gjitha kompanitë teknologjike që mos të largohen nga Evropa, duke qenë se nuk mund të investojnë sepse është e mbi rregulluar, por të vijnë në Ballkanin Perëndimor, të shkojnë në pjesë të tjera të Kontinentit dhe t’i sjellin dividendët e tyre në shtëpi në vend që t’i lënë paratë jashtë Kontinentit”, tha ai.
Rama theksoi ndonëse qëndrimi i BE-së për ritmin e përafrimit me Ballkanin Perëndimor po ndryshon, prapë është shumë ngadalë. Ai shtoi se procesi i bazuar në merita, duhet të jetë vetëm sa i përket të drejtës së votës së shteteve anëtare në Këshillin Evropian.
“Mendoj që Europa, BE duhet të ndajë mendjen për atë çfarë po ndodh sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimit kundrejt nesh dhe ka ndryshuar sa i takon ritmit të përafrimit me Ballkanin Perëndimor. Por ajo çfarë po ndodh është që ndryshon shumë ngadalë e shumë pak. Mund të flasim gjithë ditën për procesin bazuar në meritë, por besoj që ka ardhur koha të bëjmë një ndarje shumë të qartë e shumë të menjëhershme. Procesi i bazuar në meritë duhet të jetë vetëm për një gjë, për të drejtën e votës në Këshillit Europian”, tha Rama.



