“Lëvizja Bashkë”, e drejtuar nga Arlind Qori, ka lajmëruar një protestë ditën e shtunë, në sheshin “Skënderbej”, për t’i kërkuar drejtësisë që të nxjerrë përpara ligjit të gjithë politikanët dhe oligarkët që kanë vjedhur lekët e shqiptarëve.
Gazetari Ben Andoni tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se është skeptik për këtë organizim se publikut shqiptar ia kanë vrarë protestën.
Duket vijuar më tej Andoni theksoi se forcat e reja nuk ngjallin besim tek qytetarët.
Sipas Andonit, protestat në vendin tonë janë 'vrarë' nga partitë e opozitës.
Pres që në fillim të ketë një angazhim dhe pastaj ashtu siç thotë dhe kryetari i kësaj partie duke parë intensitetin dhe masivitetin do e gjykoj dhe për sensin e protestës . Dyshoj që publiku të jetë për protestë. E para mënyra si po drejtohet vendi, korrupsioni shumë i madh. I ka futur një lloj apatie publikut që në shumë momente ka fuqi të ulët reagimi. Publiku për çdo forcë politike dhe forcat e reja ka një lloj skepticizmi.
Nuk u ngjallin besim, por i duket si kauzë e fundit. Shoqëria civile nëse do bënte disa zgjidhje më të arsyeshme ose do të kishte disa zëra organizatash që të kishin një lloj kredibiliteti do të mundeshin të organizonin protesta më të mira.
Atë që kanë bërë partitë e opozitës tek ne, e kanë vrarë protestën që publiku e kërkon tashmë me ngulm.
Megjithëse përshëndes pjesën e organizimit të “Lëvizjes Bashkë” jam skeptik. Jam skeptik se publikut shqiptar ia kanë vrarë protestën.
Politikanët duhet të arrijnë të kuptojnë që në momentin që janë në pushtet, jo vetëm që duhet të durojnë (përveç fyerjes), por duhet t’i kërkosh llogari, kur sheh që zhvillimi i vendit nuk përkthehet në zhvillim publik kur shqiptarët po largohen gjithnjë e më shumë. Qoftë për Ramën, qoftë për Veliajn, qoftë për Ilir Metën që është krejtësisht apatik, ata duhet të përballen me publikun. Më vjen keq ta them që pusheteti legjislativ nuk e kontrollon dot më ekzekutivin.



