Ish-shefi i SHIK-ut në Berat, Artan Dauti është dhunuar nga persona të maskuar.
Sipas policisë 48-vjeçari Dauti është qëlluar me grushta nga persona të maskuar në rrugicën e lagjes së tij, sapo ai ka dalë nga makina.
Ish-shefi i SHIK-ut në Berat, Artan Dauti kishte tre ditë që kishte ardhur në Shqipëri për të takuar familjarët pasi jeton prej vitesh në Itali.
Dauti ka qenë shef i SHIK-ut në Berat në vitet 93-96.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 02.10.2017, në sallën operative ka mberitur një telefonat nga shtatasi A.D, 48 vjeç, i cili njoftoi se është goditur me grushta nga dy persona të pa njohur.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar dhe kanë kontaktuar me shtetasin A.D ku rezultoi se:
Dy persona ende të pa identifikuar e kanë goditur këtë shtetas me grushta.
Vijon puna nga shërbimet e policisë për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje.



