Deputeti demokrat Ramadan Likaj thotë se protesta e mbrëmjes së djeshme shënoi nisjen e mosbindjes civile, ndërsa e cilëson si paqësore.
Protesta ishte fillimi i mosbindjes civile dhe do vazhdojë gjatë deri sa zoti Rama dhe qeverisja e tij të pranojnë qeverinë teknike.
Opozita po u jep mundësinë shqiptarëve hajde të bashkohemi dhe një herë përballë një klike kaq të fortë.
Mesazh më të fortë unë nuk mund të quaj se deputeti merr karrigen e vetë dhe pa cenuar tempullin e demokracisë, del e djeg jashtë.
Karrigia po, do të paguhet.
Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se deputetët dënohen pa asnjë lloj gjyqi me 40 apo 60 ditë përjashtim, me një vendim absurd.
Sipas tij, opozita duhet sa më shpejt të gjejë rrugën e saj dhe të rrisë moralin e shqiptarëve.
Hajde të bashkohemi të gjithë bashkë për interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve, jo thjesht që të ikë një grup dhe të vijë një tjetër.
Hajde të bashkohemi për një interes më madhor, të Shqipërisë.
Por nëse vazhdojmë dhe heshtin dhe hedhim topin nga një krah, në krahun tjetër kjo nuk i vlen Shqipërisë.
Shqipëria ka nevojë për një alternativë ndryshe dhe një grup njerëzish që i besojnë shqiptarët.
Çdo pjesë e Edi Ramës është e inkriminuar, të gjithë vetëm hajdutë.



