
Çështja e sigurimit të vaksinës pas negociatave më kompaninë amerikane Fajzer, pas së cilës kryeministri Edi Rama, kritikoi BE për mungesë solidariteti me Shqipërinë, për analistin Mustafa Nano, kësaj rradhe është mëse e drejtë. Përmes Skype për edicionin e lajmeve në TvT, Nano, tha se qëndrimi i BE në këtë rast është skualifikues dhe mëse injorues ndaj Ballkanit.
“Besoj se janë të dyja, sepse sa herë që Rama është i zemëruar në BE, ose sa herë kanë ndonjë problem me BE, kta fillojnë e luajnë me kartën e nacionalizmit, në adresë të Brukselit, dhe në këtë rast ka pasur të drejtë, sepse edhe unë do doja të na trajtonte Evropa siç trajton vendet e veta, dhe në këtë kuptim është pak një qëndrim skualifikues dhe injoruse që autoritetet e BE kanë marrë ndaj Ballkanit”.
Lidhur me projektligjin për kufizimin e kompetencave të Presidentit, analisti Nano, thotë se një gjë e tillë është më shumë se absurde, sepse sa herë që ndërrohet qeveria, të njejtët duan ti pakësojnë kompetencat e qeverisë, në emër të marrëdhënjeve jo të mira qeveri-presidencë.
“Kjo është gjë absurde, arsye mistrece e kësaj qeverie, është një praktikë budallaqe e atyre që hakmerren me ato që sduan të merren me ta. Duhet krijuar një marrëdhënie mes ekzekutivit dhe atyre që janë në pushtet. Presidenti është me kompetenca minimale, socialistët duhet të heqin dorë nga kjo ide”.



