“Bankers”, Tomorri: Shteti duhet të kundërshtonte çdo shpenzim që e gjykonte si të fryrë, të shkonte në gjykatë

“Bankers”, Tomorri: Shteti duhet të kundërshtonte çdo shpenzim që e gjykonte si të fryrë, të shkonte në gjykatë

Gazetari Klodian Tomorri tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se shteti nuk do marrë para nga Bankers me arrestimet që po bën. 

Sipas Tomorrit, e vetmja mënyrë që shteti mund të merrte para është që të kundërshtonte çdo shpenzim që e konsideronte të fryrë dhe fiktiv dhe ta çonte në gjykatë.

Bankers është një kompani që ka fuqi të madhe korruptive. Është lopë që e kanë mjelë të gjithë. Mjafton të shihni emrat e kompanive, studiove apo njerëzve që kanë përfituar nga ajo kompani. Dyshimi im është se nuk është kjo rruga, goditja arrestimi i administratorëve për t’i marrë më shumë para kompanisë. Mënyra për t’i marrë para kompanisë është ajo që shteti ka në dorë. Çdo vit, dhe Bankers miraton buxhetet e saj që miratohen nga AKBN, çdo shpenzim i Bankers miratohet nga AKBN. Në rastet kur palët kanë përplasje për shpenzimet e ndryshme kontrata koncesionare parashikon që duhet të zgjidhen në gjykatë. Është gjykata që vendos që këto shpenzime do të njihen 30 mln apo 15 mln. Çfarë ka ndodhur në 20 vite. Shteti shqiptar ka qenë i pafuqishëm për t’i kthyer mbrapsht shpenzimet e kompanisë, ka qenë i pafuqishëm për t’i rrëzuar edhe nëse kanë qenë të fryra apo fiktive. I vetmi rast kur shteti arriti ta mundë kompaninë ishte para1 viti kur Arbitrazhi kur tha që për 2012-2017 janë 247 mln euro shpenzime që Bankers i ka deklaruar dhe kundërshtoheshin nga AKBN dhe Gjykata vendosi, i dha të drejtë AKBN që këto shpenzime nuk do njihen se nuk janë të justifikuara.

Shteti e kishte mekanizmin të kundërshtonte çdo shpenzim që gjykonte të fryrë, fiktiv të shkonte në gjykatë dhe t’ia rrëzonte. Kjo do sillte para. Nuk e di nëse do ia arrijë këtë me këto arrestime. E ekspozon Shqipërinë përballë rreziqeve të tjera qoftë përballë arbitrazhit, apo histori që i kemi parë me Beccheti-n, Cez etj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy