Horoskopi ditor, e mërkurë 27 shtator 2023

Horoskopi ditor, e mërkurë 27 shtator 2023

Dashi

Venusi do vazhdoje të kujdeset ende për ju gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të bukura, do ndiheni të pavarur dhe do shpreheni lirshëm për ato që mendoni. Nëse jeni në një lidhje duhet të gjeni sa më shumë kohë për ta kaluar me partnerin. Ju beqarët duhet të jeni sa më të hapur për takime. Në punë tregohuni të arsyeshëm. Buxhetin do e keni më shumë prioritet.

Demi

Saturni do ketë vend shumë të rëndësishëm në qiellin tuaj sot. Duke qenë i pozicionuar pak keq mund t’iu bëjë të trishtuar dhe nostalgjikë. Nëse keni një lidhje duhet të bëni më shumë përpjekje për të ruajtur një klimë të ngrohtë. Në punë jo të gjithë kolegët do ua mbështesin idetë, por kjo nuk do të thitë që ju të dorëzoheni. Në planin financiar duhet të mobilizoheni më tepër për ta mbajtur gjendjen mirë.

Binjakët

Sot do jeni përherë të gatshëm për të ndërhyrë e për të zgjidhur çdo lloj konflikti. Do jeni edhe më të hapur me personat që kanë pikëpamje të ndryshme nga tuajat. Ju që keni një lidhje do jeni më të ndjeshëm dhe më të gatshëm për t’u dashuruar me pasion. Nëse jeni beqarë nuk do e keni pikësynim kërkimin e një lidhjeje. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë.

Gaforrja

Urani do ju bëjë më të arsyeshëm gjatë kësaj dite dhe do reflektoni gjerë e gjatë para se të veproni. Në tërësi nuk do ketë të papritura të pakëndshme. Nëse jeni në një lidhje do i zgjidhni që në mëngjes mosmarrëveshjet e vogla dhe me pas do dashuroheni qetësisht me partnerin. Shpenzimet kryejini me llogari dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

Luani

Sot nuk do jeni shumë objektivë kur t’iu duket të bëni zgjedhje dhe mundet të gaboni. Në disa momente do duhet ta lini veten më të lirë dhe të jetoni momentin. Nëse jeni në një lidhje do mendoni më shumë për ta bërë çdo moment sa më të bukur. Ju beqarët keni për të realizuar takime shumë të veçanta. Në punë duhet të reflektoni shumë gjatë para se të veproni sepse çdo gabim do ju shkatërrojë.

Virgjëresha

Planetët do ju bëjnë të keni më shumë dyshime për çdo gjë sot. Ju që jeni në një lidhje nuk do mund të dashuroheni dot më qetësisht pasi do mendoni se partneri ka diçka që ju fsheh. Kjo gjë do ju shtojë edhe më shumë brengën dhe frikën. Për ju beqarët ka ardhur koha të veproni. Me financat do jeni edhe më të vëmendshëm dhe nuk do bëni gabime.

Peshorja

Marsi do ju vërë paksa nën presion gjatë kësaj dite dhe mund të mos i arrini dot të gjitha ato që keni planifikuar. Ju të dashuruarit nuk do kaloni vetëm momente të bukura, por herë pas here mund t’iu lindin edhe debate e mosmarrëveshje. Vështirësitë financiare do jenë një arsye për këto gjëra. Buxheti do përkeqësohet për shkak të shpenzimeve të mëdha për kafe dhe aksesorë.

Akrepi

Sot çdo gjë do jetë shumë më e thjeshtë për ju. Të gjithë planetët do i keni në krah kurdoherë. Ju që keni një lidhje do kaloni përherë momente shumë pasionante dhe intensive. Nëse jeni beqarë do ndiheni mirë edhe me disa miq të mirë kështu që nuk do e ndieni nevojën të krijoni një lidhje. Në punë merrni pak kohë para se të filloni një projekt të madh. Saturni do ju bëjë t’i menaxhoni edhe më mirë financat kështu që gjendja e tyre do jetë e kënaqshme.

Shigjetari

Do jeni më të përgjegjshëm dhe më largpamës gjatë kësaj dite. Ju të dashuruarit do jeni më ëndërrimtarë, por ama nuk do hidhni hapa të gabuara. Beqarët do arrini të joshni personin që ju ka pëlqyer. Jeni vërtet në rrugë të mbarë. Në planin financiar Mërkuri do iu ofrojë më shumë siguri.

Bricjapi

Ndiqni intuitën gjatë kësaj dite dhe keni për të dalë të fituar. Mos hezitoni të hidhni edhe ndonjë hap apo ta thoni me zë të lartë atë që mendoni. Nëse keni një lidhje duhet të shtoni dozat e sensualitetit dhe të krijoni më tepër momente romantike. Sektori i financave do ketë goxha turbullira.

Ujori

Sot do ju shkoni objektivave deri në fund dhe mund të lëndoni edhe disa persona që do ju dalin rrugës e do mundohen t’iu pengojnë. Nëse jeni në një lidhje nuk do lejoni askënd t’ua prishë marrëdhënien që keni krijuar me partnerin. Buxhetin do dini si ta menaxhoni më me shumë kujdes.

Peshqit

Ideja për të ndryshuar drejtim sot do bëhet edhe më ë fortë. Marsi do ju bëjë të reflektoni më gjatë para se të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje mbyllja në vetvete për disa momente për te reflektuar për hapat që do hidhni do ju bëjë shumë mirë. Në fund të ditës priten surprizat më të mëdha. Shpenzime mund të kryeni, por vetëm me llogari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy