Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dhene sot vendimet per dosjen “Xibraka”, ku ka pranuar gjykim të shkurtuar, kërkesë kjo e të dënuarve që u arrestuan për trafik kokaine.
Keshtu, te gjitheve iu ulet denimi me 1/3 nga gjykimi i shkurtuar.
Fuçitë e laboratorit të Xibrakës
Ilir Hyseni ishte dënuar me 12 vite, i bëhet 8 vite dënimi
Ermal Hoxha ishte dënuar me 10 vite burg, i bëhet 6 vite e 8 muaj
Cesar Avila e Valther Moreno ishin dënuar me nga 12 vite, u bëhet 8
Genci Xhixha 8 vjet e 7 muaj, në mungesë.
Arjan Dalipi 6.7 vite burg
Gentian Gjonaj 7.3 vite burg
Kelemnd Dalipi 7.3 vite burg
Sajmir Batku 8.7 vite burg
PROKURORIA
Per kete grup me pare Prokuroria ka kerkuar gjatë seancës gjyqësore te Krimet e Rënda denimin me burg per 9 të arrestuarit, mes tyre nipi i ish-diktatorit Hoxha.
Kështu prokuroria ka kërkuar dënimin me 13 vjet për Ermal Hoxhën, nipin e ish-diktatorit Hoxha, raporton gazetari i “Panorama”, Armand Bajrami. Në total janë kërkuar 126 vjet burg për të akuzuarit.
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 126 vite burgim në total për anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike, i njohur si grupi „Xibraka“.
Dënimet e mëparshme të shkallës së Parë kishin qenë:
13 vite burg për Genc Xhixaj
10 vite burg për Ermal Hoxhën
12 vite burg për Ilir Hysenin
10 vite burg për Arjan Dalipin
11 vite burg për Gentian Gjonaj
12 vite burg për Cesar Avila dhe Valther Moreno.
11 vite burg për Kelmend Dalipn
13 vite burg për Sajmir Batku



