
Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola tha gjatë hapjes së sesionit se ndihet e tërbuar dhe e keqardhur në lidhje me çështjen “Qatargate”.
Ajo u shpreh se PE dhe demokracia evropiane janë nën sulm.
Nuk është e tepruar të them se ditët e fundit kanë qenë më të gjatat në karrierën time. Jam e tërbuar, e keqardhur. Këto janë ndjesitë që shoqërojnë vendosmërinë time për të forcuar këtë institucion.
Parlamenti Evropian është nën sulm, demokracia evropiane është nën sulm.



