Lako: Auditimi i pallateve 50 vjeçare vendim i mirë, kërkesa duhet të vijë nga pronarët (VIDEO)

Lako: Auditimi i pallateve 50 vjeçare vendim i mirë, kërkesa duhet të vijë nga pronarët (VIDEO)

Auditimi i pallateve të vjetra 50-vjeçare është cilësuar si një vendim i mirë për të gjitha këto banesa nga Arian Lako, nga Unioni i Inxhinierëve Shqiptarë.

Në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ai u shpreh se kërkesa për auditim duhet të vijë nga vetë pronarët, ndërsa theksoi se vendimet e qeverisë dalin të shkëputura dhe nuk shpjegohet qëllimi. Sipas tij, ndërtesat duhet të bëhen të reja pasi për të nuk ka kuptim rikonstruksioni.

Ngjarjet sizmike janë ngjarje të tilla që i shërbejnë zhvillimit të ekonomisë në atë drejtim ndaj dhe kjo lëvizje mbase është për tu përshëndetur, por besoj se duhet të jenë në frymën e një strategjie dhe ato duhet të jenë jo vetëm për godinat e vjetra por dhe ato të ndërtuara së fundmi.

Ndërtesat nëse duhet shembur apo jo ato kanë një pronar dhe vendosin ata se çfarë duhet bërë. Banorët janë pronarët dhe kërkesa për rishikimin apo të qëndrueshmërisë së banesës duhet të vijë nga ata. E drejta e pronës është e sanksionuar me kushtetutë dhe kryesorja ehte që të jetohet në një ndërtesë të siguritë.

Dhe në vendin tonë pak tërheqin vëmendjen e opinionit, por ne pas tërmetit në fushën e ndërtimit te pjesa e projektimit kërkuam eficencën e energjisë dhe jo atë certifikatën e sigurisë dhe kur dalin këto vendime pastaj dalin si të shkëputura dhe nuk shpjegohet qëllimi.

I pyetur nëse ka një bilanc sa është numri i pallateve të vjetra mbi 50 vjeçare Lako tha se Enti kombëtar i banesave mund të ketë informacion, por te 150 mijë pallate.

Këto gjëra nuk duhen bërë me projektvendime, por duhen parë më gjerë të kenë njëlloj metodologjie, rishikimi se nga do të filloj. Unë jam për ndërtimin e banesave të reja dhe marrja e tyre po nga banorët dhe jo për rikonstruksionin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy