Bie interesi për grurin/ Sharka: Çmimi i importit konkurron produktin vendas. Qeveria t’u thotë fermerëve se çfarë duhet të mbjellin (VIDEO)

Bie interesi për grurin/ Sharka: Çmimi i importit konkurron produktin vendas. Qeveria t’u thotë fermerëve se çfarë duhet të mbjellin (VIDEO)

Eduart Sharka, ekspert bujqësie tha përmes një lidhje Skype me studion e MCN Live se ka një rënie të interesit për mbjelljen e grurit, për arsye se kostoja e prodhimit është më e lartë se çmimi i produktit që vjen nga importi.

Çfarë ndodhi? Me liberalizimin e tregut, dihet që shumë vende të botës kanë hapësira pa fund dhe prodhojnë grurë me kosto më të lirë, dhe çmimi i importit e konkurron çmimin e produkteve vendase, u hoq edhe subvencioni dhe çmimi i produktit vendas nuk ia vlente për koston e prodhimit. Ra boomerang, kjo nxori në pah dobësinë e qeverisjes. Në të gjithë teoritë, duhet të ketë politika afatmesme dhe afatgjata. Kultura e grurit planifikohet për të pasur rezerva në vend se ka lidhje me sigurinë kombëtare.

Më tej, Sharka tha se gruri është një kulturë strategjike dhe që ka lidhje me sigurinë kombëtare dhe për këtë arsye duhet një politikë e qëndrueshme dhe e mirëmenduar.

Është kulturë strategjike, ka lidhje me sigurinë kombëtare. Duhet politikë e qëndrueshme e mirëmenduar dhe financimi nga buxhetit i shtetit që shkon për llogari të sigurisë kombëtare.

Sipas Sharkës, qeveria duhet të dalë dhe t’i thotë fermerëve se çfarë të mbjellin.

Sfida e qeverisë që nuk e ka ndërmarrë asnjëherë veç dy tentativave, qeveria duhet të dalë dhe t’u thotë fermerëve se çfarë duhet të mbjellin. Ndodh në SHBA, BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy