Arjan Dodaj emërohet Aripeshkv i Tiranës dhe Durrësit

Arjan Dodaj emërohet Aripeshkv i Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku ka emëruar Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvin e ri të Arqidioqezes Metropolitane Tirane Durrës.

Arjan Dodaj zë vendin e Arqipeshkvit George Frendo i cili mbante këtë post para këtij emërimi.

Arqidioqeza Katolike Romake e Tiranë-Durrës është një kryepeshkopatë metropolitane latine në Shqipëri.

Selia peshkopale e saj katedrale është Katedrale e Shën Palit, në qytetin e Tiranës, ku ndodhet edhe Katedralja, Kisha e Zemrës së Shenjtë të Jezusit.

Meshtari i mirënjohur, don Arjan Dodaj, lindi në Laç të Kurbinit, në Kryediqezën e Tiranë-Durrësit, më 21 janar 1977.

Në vitin 1993, pasi kishte kryer shkollën e mesme në qytetin e lindjes, emigroi në Itali.

Më 1977 kërkoi të pranohej në Vëllazërinë Meshtarake të Bijve të Kryqit, pranë Bashkësisë “Shtëpia e Marisë”, në Romë.

Në rrugën e përgatitjes për meshtari, nisi studimet e filozofisë e të teologjisë pranë Universitetit Papnor “Mbretëresha e Apostujve” ku mori titullin e Bakalaureatit.

U shugurua meshtar më 11 maj 2003 nga Papa Gjon Pali II, në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe u inkardinua në Dioqezën e Romës, si anëtar i Vëllazërisë meshtarake të Bijve të Kryqit, në bashkësinë ” Shtëpia e Marisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy