Regjisori Kastriot Çipi deklaroi në emisionin “Arnautsitan” në MCN Tv Kosova nuk do të duhej të pozicionohej në konfliktin Rusi-Ukrainë, pasi janë dy vende që nuk e njohin si shtet.
Çipi ngriti pyetjen se përse një vend jo anëtar i NATO-s duhet të mbrojë me kaq zell Ukrainën.
Fitorja e Rusisë për ne nuk është lajm i mirë, sikundër nuk është lajm i mirë fitorja e Ukrainës. Ato dy shtete nuk e njohin Kosovën. Politika e jashtme duhet të orientohet mbi këtë busull, je i keq me një pjesë të shqiptarëve, je i keq me të gjithë shqiptarët. Kosova s’është në NATO, ç’punë ka Kosova që e ka marrë me kaq zell mbrojtjen e Ukrainës?! Ukraina nuk e njeh. Ambasadori i Ukrainës e përsërit vazhdimisht në Beograd, nuk do ta njohim Kosovën. Duhet të jemi jashtë konfliktit. Ti më thua jemi në NATO, në NATO është edhe një vend që ka ligj lufte me ne. A ke nevojë për mbështetje ti shoku Zelensky, përse nuk e jep njohjen e Kosovës?! Rusia është gati të negociojë, është gati të njoh Kosovën nëse njeh Krimenë. Ne jemi idiotët në këtë mes që i themi Ukrainës, ne jemi me ty, do presim refugjatët! Hungaria pse s’bën të njëjtat gjëra që bëjmë ne?! Ata janë shumë më afër Rusisë, shumë më të kërcënuar se sa ne”.
Çipi shtoi se serbët e Kosovës nuk janë në të njëjtën situatë si qytetarët Krimesë, pasi nuk janë keqtrajtuar.
Jam pro Kosovës dhe pro Krimesë. Nuk është e njëjta situatë sepse s’janë keqtrajtuar serbët në Kosovë. Kanë yll në flamur si asnjë kombësi tjetër. Kosovës s’i njihet e kuqja dhe e zeza në flamur. Duhet të ketë lëvizje sovraniste edhe në Kosovë. Me këtë politikë që po ndiqet tani do iku Veriu i Kosovës”.
Gjatë diskutimeve me moderatorin Mustafa Nano, regjisori tha se “nuk është anti-amerikan”, duke u shprehur se kjo “është e njëjta gjë si të më thuash anti-shqiptar, pse shaj Edi Ramën!”



