Djegia e disa automjeteve në Vlorë, 1 i arrestuar dhe 4 të shpallur në kërkim

Djegia e disa automjeteve në Vlorë, 1 i arrestuar dhe 4 të shpallur në kërkim

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Flames”, dokumentohen 4 raste të djegies së automjeteve, në qytetin e Vlorës, ndërsa në pranga ka rënë një 31-vjeçar.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, të mbështetura nga inteligjenca informative, nisur dhe nga rastet e shkatërrimit të pronës me zjarr, kryesisht të automjeteve, gjatë muajve dhjetor dhe janar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Flames”, në kuadër të të cilit u kryen një sërë veprimesh procedurale.

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin R. Ll., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse një automjet tip “BMW”, të parkuar, i cili është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme.

Po në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të shkatërrimit të pronës me zjarr, është shpallur në kërkim, më datë 30.12.2021, shtetasi Q. M., 39 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, i cili dogji me zjarr një dyqan me mallra industrialë dhe tentoi të digjte një automjet, të dyja në pronësi të shtetasit F. V.

Gjithashtu, nga provat e siguruara si rezultat i hetimit me metoda proaktive është bërë dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 30.12.2021 dhe shpallja në kërkim e 3 autorëve të dyshuar, të dhënat e të cilëve nuk mund të bëhen publike për shkak të hetimit që vijon.

Këta 3 shtetas dyshohen se kanë djegur me zjarr 3 automjete, në pronësi të shtetasve E. K., D. S. dhe K. S. Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e tyre.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të shkatërrimit të pronës me zjarr dhe identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve përgjegjës për këtë veprimtari kriminale.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy