Ndeshja Shqipëri-Serbi / Zaja: Astrologjia Vedike parashikon datën 7 qershor me shumë tension, barazim ose humbje

Ndeshja Shqipëri-Serbi / Zaja: Astrologjia Vedike parashikon datën 7 qershor me shumë tension, barazim ose humbje

Astrologjia Vedike, ose Jyotish, është një disiplinë e lashtë që përdor pozicionet e planetëve për të ndriçuar fatin dhe potencialin individual. 

Astrologia dhe instruktorja e meditimit, Afërdita Zaja, ishte e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ku solli parashikimin e saj për ndeshjen e nesërme mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke u bazuar në astrologjinë vedike dhe numerologji.

Sipas Zajës, data 7 qershor nuk është ditë e favorshme për të zhvilluar ndeshje, pasi sjell tension, energji të lartë dhe mundësi për barazim ose humbje. 

Nesër, më 7 qershor, Marsi do të bashkohet me ‘Ketu’-n, planetin hije, që rrit energjinë e pasionit, konfliktit dhe kaosit. 

Unë këshilloj që të ruhet qetësia dhe vetëkontrolli, pasi kjo ditë mbart energji të vrullshme dhe të paparashikueshme. 

Sikur ndeshja të luhej më 6 qershor, fitorja do të ishte shumë më e sigurt.

 Por me këto pozicione planetare, më 7 qershor nuk mund të them se ka një rezultat të sigurt për Kombëtaren shqiptare.

Sipas numerologjisë, kjo nuk është ditë e mirë për të luajtur futboll, ndërsa pozicionet e planetëve, sidomos mungesa e mbështetjes së Jupiterit dhe Mërkurit, nuk favorizojnë ekipin tonë kombëtar.

 Do të jetë një ndeshje me ritëm të lartë dhe lojë të fortë nga të dyja palët, por fitorja mbetet e pasigurt. 

Astrologia Zaja ndau edhe parashikimin e muajit qershor për të gjitha shenjat.

 Ky muaj, sipas saj, do të karakterizohet nga pasione të forta, ndjenja të zjarrta dhe emocione të thella.

Venusi do të hyjë në shenjën e Dashit, ndërsa Marsi në Luan, të dyja shenja zjarri që sjellin intensitet dhe impulsivitet. Mërkuri kalon në Binjakë, ndërsa më 11 qershor kemi një Hënë të Plotë që do të sjellë një kulmim të emocioneve dhe vendimeve.

 Fokusi i muajit është tek Venusi, dashuria, pasioni dhe marrëdhëniet. Do të ketë më shumë xhelozi dhe ndjenja të zjarrta, veçanërisht në jetën në çift apo atë familjare, ndaj këshillohet kujdes në komunikim dhe vendimmarrje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy