Protesta e minatorëve të Spaç, Gjoni: Konflikti lindi nga mosnjohja e sindikatës nga kompania turke (VIDEO)

Protesta e minatorëve të Spaç, Gjoni: Konflikti lindi nga mosnjohja e sindikatës nga kompania turke (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, në një intervistë për MCN, deklaroi se përplasja mes minatorëve të Spaçit dhe kompanisë turke që administron minierën ka lindur për shkak të mosnjohjes së sindikatës nga ana e firmës.

Ai e cilësoi të drejtë kërkesën e minatorëve për kushte më të mira pune dhe paga më të larta, duke theksuar se kompania TETE është vetëm koncesionare dhe duhet të respektojë ligjet shqiptare.

Sipas Gjonit, konflikti “është i stisur”, pasi drejtuesit e kompanisë nuk duan krijimin e sindikatës, e cila u jep më shumë të drejta punëtorëve. Deputeti bëri thirrje që minatorët të rikthehen në punë ndërsa palët të punojnë për një zgjidhje ligjore e miqësore të çështjes.

Intervista:

-Zoti Gjoni, ju ishit në terren me minatorët e Spaçit, si e vlerësoni mënyrën se si kompania turke ka trajtuar punonjësit që protestuan për kushte më të mira pune?

Ditën e djeshme kam patur një takim me minatorët dhe drejtuesit e firmës turke. Të gjithë pretendimet që ngrenë minatorët janë të drejta dhe qëndrojnë. I gjithë konflikti ka ndodhur për shkak të një çështjeje ligjore që ka të bëjë me krijimin e kësaj sindikate dhe shkak është pikërisht ky sepse minatorët përmes sindikatës kërkojnë të drejta për kushtet e punës dhe rritjen e pagës. 

Kompania turke nuk e njeh organizimin sindikal pasi pretendojnë se anëtarësimi i sindikatës së Spaçit në konfederatë nuk është në përputhje me ligjin që pretendojnë që ka mes drejtuesve të konfederatës.

E vetmja zgjidhje është ligjore dhe është zgjidhje që duhet të pranohet nga të gjithë palët. 

-Çfarë hapash konkrete ka ndërmarrë Partia Demokratike për të mbrojtur të drejtat e këtyre minatorëve dhe për të siguruar dialog mes palëve?

Në zgjidhjen time unë propozova që punëtorët të kthehen në punë sepse iu shërben të dyja palëve si kompanisë dhe punëtorëve që janë familjarë. Të qëndrojë një periudhë kohore pezull në mënyrë që të merren më zgjidhjen e problematikave dhe dokumentacionit në mënyrë miqësore. 

I kam ofruar ndihmë të dyja palëve dhe në rolin e ndërmjetësit. Do apo nuk do, kompania TETE është e detyruar të lidhë një marrëdhënie kontraktuale me sindikatën dhe konfederatën. I gjithë konflikti mua mu duk i stisur sepse në vetvete pronari i kompanisë turke nuk donte krijimin e kësaj konfederate. 

Sepse organizimi në sindikatë iu jep disa të drejta më shumë punëtorëve. 

Unë ia bëra të qartë kompanisë turke që ju jeni vetëm koncesionarë dhe jo pronarë, kështu që duhet të respektoni ligjin e vendit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy