Dibër, thellohet rezultati Rama, kryeson me 3500 vota

Dibër, thellohet rezultati Rama, kryeson me 3500 vota

Muharrem Rama vijon të kryesojë garën për Bashkinë e Peshkopisë.

 

Kanidiati i koalicionit qeverisës numëron rreth 13 498 vota kundrejt kandidatit rival së të djthatës Sherefedin Shehu i cili ka grumbulluar afro 10 024 vota.

 

 Deri më tani janë numëruar 79 kuti nga 118 kuti që janë në total. Procesi i numërimit të votave është ndërprerë rreth orës 8 të paradites dhe ka rinisur në orën 10.

 

Rama ka fituar me nje rezultat të thellë edhe në Maqellarë, njësi kjo që njihet si bastion i së djtahtës. Ai ka kryesuar në këtë njësi me afro 600 vota më shumë se kundërshtari i tij Shehu.

 

Duke u refreuar të dhënve të Komsiinit Qëndror të Zgjedhjeve kanë votuar rreth 33 987 qytetartë.

 

Dita e dielë e zgjedhjeve është shoqëruar me akuza të ndërsjellta nga të dyja kampet politike. Partitë kanë akuzar njëra tjerër për blerje votash, fotografim të votave si dhe ushtrim dhune, megjithatë procei i votimit përvec akuzave nuk ka shënuar inicdente.

 

Rezultate përfundimtare priten të publikohen pasiditen e kësaj të hënë. Kryetari  i Ri i Bashkisë do të zvënedesoje ish kryebashkikun e Mjatë Shukri Xhelilin i cili u shkarkua me udrhër të kryeminsitrit pasu u përfshi në një skandal seksual.

 

(Në përditësim) 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy