Listat e përziera, Kalemaj: Përfiton PS, interpretim i skajshëm i vendimit të Kushtetueses

Listat e përziera, Kalemaj: Përfiton PS, interpretim i skajshëm i vendimit të Kushtetueses

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe listat e përziera, politologu Ilir Kalemaj i sheh si mbyllje të listave dhe jo hapje të tyre.

Ai shprehet se lista është disi më e hapur për Partinë Socialiste, referuar numrit të mandateve në zgjedhjet e fundit.

Partisë Demokratike i sjell disa probleme, mungesën e hapjes së partisë, duke vendosur kuajt e garës, ata që janë deputetë.

Një opozitë e cila rrudhet dhe garanton vendet e besnikëve të saj dhe që nuk ka ndërmend me aksionin e saj të përmbysë qeverinë.

Çfarë na vlejnë protestat, diskutimet e forta verbale kur në fund të ditës bëhet një farë pazari për të garantuar këtë politikë bipolare, kur ruajnë kuotat jo vetëm partitë e mëdha, por ruajnë të njëjtën trupë deputetësh të dy forcat politike.

Nëse Partia Socialiste është e kënaqur se ka fituar tre mandate, PD duhet të kërkonte më shumë se kaq për të mundësuar rrotacionin.

Drupal Ad

Në edicionin e lajmeve të MCN TV, Kalemaj tha se Gazment Bardhi duke iu drejtuar partive të vogla u shpreh se nëse e keq lexojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mund të dalin të pavarur.

Ky është interpretim i skajshëm i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Një minorancë vendesh aplikojnë sistemin proporcional me lista të mbyllura.

Pjesa më e madhe kanë sistem mazhoritar apo proporcional me lista të hapura. Përfiton mazhoranca për të garantuar mandatin e katërt.

Çfarë sistemi i bën mirë Shqipërisë se ne kemi 12 qarqe. Janë gati 10 mandate që Rama i fiton në tavolinë, shto dhe një mandat nga ndarja territoriale administrative.

Ajo dorë që e ka përgatitur draftin, ose ato dy duar, se drafti është punuar ose nga zoti Gjiknuri, ose nga zoti Bylykbashi, ose nga të dy bashkë, pa dijeninë e pjesës tjetër.

Mendoj se kanë qenë të kujdesshëm lidhur me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk tha të hapen 100%.

Dhe listat hapen pak më shumë nga sa kanë qenë, nëse i referohet thyerjes së herësit të cilin e kanë thyer më shumë se tre deputetë.

Tani mendohet se do jenë 30-40 deputetë shumica e tyre të Partisë Socialiste, por e fjalën e fundit mendoj se do e thotë Gjykata Kushtetuese.

Por koha për tu shqyrtuar besoj se është e pamundur të afektoj zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sa i takon kandidatëve të pavarur nëse ka një hap përpara, Kalemaj deklaroi se vota patronazhohet nga komisionerët e dy palëve politike dhe se opozita ngriti një sërë çështjesh ka dhe tre vjet që opozita akuzon mazhorancën për vjedhje të votës.

Vjedhje të votës ka pasur në mënyrë masive. Akuzonin përdorimin e administratës publike, gjithë këto elementë duken se kanë rënë.

Mazhoranca është absolutisht e avantazhuar, duke pasur parasysh këtë çarje të opozitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy