
Vendi ynë do të paraqitet nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke diktuar mot të kthjellët me alternime vranësirash ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore duke rrezikuar reshje të izoluara në ekstremin verior.
Orët e pasdites do të largojnë gradualisht vranësirat nga i gjithë territori duke ia lënë vendin moti të kthjellët dhe vranësirave kalimtare ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në Shkodër, Tiranë, Durrës, Lezhë, Vlorë dhe Sarandë.
Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 17°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.
Rajoni dhe Evropa
Ishujt britanikë si edhe pjesërisht Qendra e kontinentit do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut si edhe dëborës ne Alpe të jenë dominante përgjatë gjithë 24 orëshit.
Po ashtu; do të vijojnë me vranësira, reshje dëbore dhe ngrica vendet e Evropës lindore dhe pjesërisht gadishulli skandinav.
Ndërsa moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta do të mbizotërojnë në; gadishullin Iberik. Gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e detit të zi dhe deti Egje.



