
Andi Tako është ish-solisti i grupit “Urban Band” që vjen në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, në cilësinë e këngëtarit solo, pas ndarjes nga grupi.
Tako, thotë se pasi i ndanë rrugët me grupin, kuptoj që mund të jap më shumë vetëm në muzikën rok.
Kam qenë dy vjet pjesëtar i grupit, dhe ndarja ndodhi sepse kishim qëllime të ndryshme dhe nuk po arrihej ajo që doja.
Unë doja që së bashku të kishim krijimtari dhe gjëja po cedonte. Nuk po punonim aq sa duhet, aq sa unë po kërkoja, e humbën ‘Këngën Magjike’, duke e marrë më përtesë, dhe për mua ishte zhgënjim.
Që aty pashë që isha më i shpejtë poqese i bëja gjërat vet.
Për këngëtarin Andi Tako, muzikë rok mbetet dashuria e tij që në moshën 15 vjeç, dhe këtë e përcjell në performancat në klubet e natës, live në Tiranë.
Unë mundohem gjithmonë që të qëndroj te muzika rok. Të arrish të bësh muzikë rok, ka vështirësitë e veta në Shqipëri, duhet të kesh një inxhinier soundi të përgatitur, ka gjëra teknike që duhen kaluar.
I kam qëndruar besnik rokut, të jesh si këto grupet e rokut, nuk është e lehtë, duhet ët kesh një grup të mirë, staf të mirë, duhet muzika teksti dhe pjekuria artistike vjen gradualisht.
Prej moshën 15 vjeç kur kam filluar të merrem me muzike, kam preferuar rokun, e kam pasur si trend dhe vazhdoj ta performoj në klubet e natës, live në fundjava.



