Mashtrime për blerje dhe shitje apartamentesh/ Arrestohen dy persona, shpallet në kërkim noterja

Mashtrime për blerje dhe shitje apartamentesh/ Arrestohen dy persona, shpallet në kërkim noterja

Dy raste mashtrimi janë goditur nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare gjatë 24 orëve. 

Arrestohet një 31-vjeçar që i mori një shtetasi, 75 000 euro, duke e mashtruar se do t’i blinte një apartament në kryeqytet. Po ashtu ka përfunduar në pranga 48-vjeçar që shiti 2 herë, apartamentin e tij.  Shpallet në kërkim noterja Majlinda Demollari që përpiloi 2 kontrata shitjeje për të njëjtën pronë. 

Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të 2 shtetasve, se ishin mashtruar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vunë në pranga, gjatë 24 orëve, autorët e të dyja rasteve. Konkretisht, në kuadër të operacionit “Apartamentet”, u arrestuan shtetasit:

-M. Q., 31 vjeç, pasi për më shumë se një vit, i ka marrë një 34-vjeçari, 75 000 euro, duke e mashtruar se do të blinte për llogari të tij, 1 apartament;

-N. K., 48 vjeç, pasi ka shitur 2 herë, apartamentin e tij. Në vijim të hetimeve për këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim noterja që dyshohet se ka përpiluar 2 herë kontrata për shitjen e këtij apartamenti, shtetasja M. D., 57 vjeçe. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy