Familja Obama po shijojnë jetën jashtë Shtëpisë së Bardhë.
Ish-Presidenti Barack Obama u pa duke fotografuar ish-zonjën e parë Michelle Obama, e cila pozoi në jahtin ku çifti po pushon në bashku me shumë miq të famshëm në ishullin Mo'orea.
Çifti Obama po pushon me Bruce Springsteen, Tom Hanks dhe Oprah Winfrey. Çifti tashmë janë larguar nga Tahiti derisa në pushime janë prej një muaji.



