Një 76-vjeçar nga ishulli i Rodosit, në Greqinë juglindore, u gjobit me 120,000 euro për abuzim me kafshët dhe braktisjen e katër koteleve. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve AMNA, burri dyshohet se i vendosi kotelet brenda një kuti kartoni dhe i braktisi në një zonë afër shtëpisë së tij më 26 prill 2023. Kur u gjetën, macet ishin në gjendje të keqe, çka bëri që prokurori të akuzojë për abuzim me kafshët. Ai gjithashtu u urdhërua të paguante 30,000 euro për çdo mace.



