Papa: Kërkesa për azil në Amerikë do të ishte një dënim më i madh për Veliajn, Ramën dhe PS-në (VIDEO)

Papa: Kërkesa për azil në Amerikë do të ishte një dënim më i madh për Veliajn, Ramën dhe PS-në (VIDEO)

Gazetari Robert Papa tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se nëse Veliaj zgjedh të kërkojë azil politik në Amerikë, do të ishte një dënim më i madh për të, partinë që përfaqëson dhe Ramën, duke qenë se procesi mund të zgjasë me vite. Po ashtu Papa, tha se nëse reagimin ndaj Berishës e ka shkruar vetë Veliaj, atëherë kryebashkiaku ka humbur logjikën.

 

Drupal Ad

Duket pa sens, aq më tepër kur e bën kryetari i ekzekutivit dhe kur Veliaj është një i pushtetshëm, kryetari i Tiranës.  Jeta i linçohet në përgjithësi opozitës, pro si Rama dhe Veliaj e kanë humbur drejtpeshimin e mendimit. Është një luftë klanore dhe janë kapur.

Zotërinjtë dhe zonjat (me emra të çuditshëm harabel dhe laraska) janë kapur, sepse SAPK ka ndjekur aksiomën “ndiq paranë”.

Berisha ka të drejtë, ata luajnë me mesazhe me njëri-tjetrin. Është një udhëtim fantazmë, i pakuptimtë, një biletë në business class që nuk paguhet me protokoll, nuk ka ftesë dhe thyhen të gjitha protokollet e një shtetit serioz, vendi anëtar të NATO-s.

Rama është zhytur thellë dhe nga trysnia e madhe e krimti që e kontrollon nuk largohet butë, si një kryetarët,  Ramiz Alia.

Po zgjedhin atë lloj formule me arratisje si në ’45-‘46 dhe kjo i bën në sytë e njeriu të ndershëm, këta dalin si kusarë, çka është kthyer në sistem.

Duket që ka humbur logjikën. Nëse janë realisht të shkruara nga ai, tregon një nivel shumë të keq nga ana psiqike. Nuk mund të shkruaj një zyrtar në atë mënyrë, Berisha ka qenë President,  nuk ulet niveli dhe nuk sqaroi asgjë. Shqiptarët nuk janë budallenj, si mund të vish për dy ditë nga Amerikë.

Azil në Amerikë, mund të kërkojë çdo kush që i rrezikohet jeta.  Duhet ta provojë fillimisht në emigracion. Pastaj procesi shkon me gjykata.Unë kam punuar në emigracion. Procesi është minimalisht 3 vjet, nëse shkon në gjykata procesi shkon me vite të të tëra. Nëse ai do të zgjidhte ktë rrugë, për mua do të ishte dënim më i madh për të, partinë që përfaqëson dhe Ramën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy