160 mijë protestues në Berlin, CDU po thyen traditën duke afruar AFD-në

160 mijë protestues në Berlin, CDU po thyen traditën duke afruar AFD-në

Dhjetëra mijëra gjermanë kanë dalë në shesh për të protestuar kundër shefit të konservatorëve Friedrich Merz sa i përket politikave kundër emigracionit dhe bashkëpunimit me populistët e djathtë të AfD-së.

Konservatorët kërkuan politika më të rrepta kundër emigracionit, ndërsa ligji nuk kaloi në kuvend për arsye se disa ligjvënës të djathtë nuk dhanë votën, pavarësisht bashkëpunimit me AfD-në.

Protestuesit dolën në fundjavë në Hamburg, Mynih, Këln dhe Lajpcig. Ata akuzojnë konservatorët se po thyejnë një angazhim të kahershëm politik, që asnjë subjekt nuk bashkëpunon me partitë e ekstremit.

Sipas mediave vendase, në Berlin dolën rreth 160 mijë qytetarë. Këto protesta vijnë pak javë përpara zgjedhjeve federale të 25 shkurtit.

AfD hyri për herë të parë në Parlament në vitin 2017, duke fituar pikë pas vendimit të ish-kancelares Angela Merkel për të mirëpritur një fluks të madh emigrantësh në vend.

Aktualisht, sondazhet për zgjedhjet e 25 shkurtit tregojnë se blloku i qendrës së djathtë të Mercit kryeson me rreth 30% të votave, ndërsa AfD e ndjek me rreth 20%.

Social Demokratët (SPD) dhe të Gjelbërit janë më pas. Sipas medieve gjermane, Merc po vë bast se qëndrimi i tij i vijës së ashpër ndaj migracionit do ta ndihmojë partinë të fitojë mbështetje më të gjerë dhe, në të njëjtën kohë, do të dobësojë AfD-në.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy