Avokati Franc Nuri, dekretin e Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë dhe pesë bashki të tjera në 9 nëntor, e sheh si shkelje të Kushtetutës.
Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se Presidenti ka konsumuar vepër penale dhe për këtë duhet të ketë pasoja penale.
Ai kërkoi që avokatët e Erion Veliaj të kërkojnë pezullimin e shpalljes së zgjedhjeve për Tiranën, për sa kohë që shkarkimi është në proces ankimimi.
Sipas tij, kemi një tejkalim të kompetencave dhe shpërdorim detyre nga ana e Presidentit.
Nuk është asgjë serioze nga Presidenti Bajram Begaj. Të gjithë e kanë diskretituar këtë lloj vendimmarrje.
Është një vendimmarrje jo e logjikshme, në kundërshtim me Kushtetutën dhe totalisht e ndaluar nga Kushtetuta.
Nuk mundet Presidenti të dekretojë zgjedhjet, për sa kohë Erion Veliaj, kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, ka bërë ankim në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërkohë dhe Gjykata Kushtetuese ka reaguar publikisht se ka marrë këtë ankesë, çka e pezullon shkarkimin e Veliajt derisa gjykata të shprehet. Zoti Celibashi nuk i del dot kundër dekretit të Presidentit.
Kjo vendimmarrje e Presidentit është maskaradë. Kushtetuta po shkelet nga Presidenti i Republikës me të dyja këmbët.
Nuk mund të shkelet Kushtetuta dhe të mos ketë pasoja penale. Nëse nuk ka pasoja ligjore për shkelje kaq të rënda, ne kemi pushuar së ekzistuari si shtet ligjor.
Unë kërkoj që avokatët e zotit Veliaj të kërkojnë pezullimin e dekretit për shpalljen e zgjedhjeve për Tiranën.
Nuk mund të mbash zgjedhje, në një kohë që shkarkimi është në proces ankimimi.
Dikush duhet të mbajë përgjegjësi kur shkel ligjin penal të shtetit. Presidenti nuk e paska lexuar Kushtetutën, nuk di që ta zbatojë?!
Kjo shkelje nuk duhet të kalojë pa pasoja. Po cenon interesat e shtetit dhe të qytetarëve, të paktën të atij që është ankuar në Gjykatën Kushtetuese.
Po nëse Kushtetuesja pranon kërkesën e Veliajt, çfarë i bie që Begaj të shkarkohet.
Presidentit Begaj duket se i kanë dhënë garanci përderisa ka marrë këtë vendim.
Kemi një tejkalim të kompetencave dhe shpërdorim detyre nga ana e Presidentit.
Pse nuk pritën vendimin e Kushtetueses por interpretimin e Kushtetutës e bëri Presidenca, nëpërmjet juristëve.
Tentojnë të intimidojnë Gjykatën Kushtetuese dhe e shoh si një skenar mjaft të rrezikshëm.



