18 persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën pas një zjarri në shkollën e arteve marciale në Kinë.
Sipas mediave vendase shumë prej viktimave ishin nxënës të moshave 7-16 vjeç që jetonin dhe studionin në Qendrën e Arteve Martiale Zhenxing, në provincën Henan.
Zjarri i cili shpërtheu të premten është shuar, por është ende e paqartë se si filloi.
Zjarret fatale nuk janë të pazakonta në Kinë, pasi ka një sistem me rregulla të vogla sigurie.
Personi i ngarkuar në qendrën e arteve marciale është arrestuar, sipas një deklarate të shkurtër nga qeveria në qendër ishin 34 studentë në konvikt kur shpërtheu zjarri.
Ndërkohë prindërit e intervistuar nga agjencia e lajmeve Reuters thanë se nuk u ishte dhënë asnjë informacion dhe as nuk u lejohej të shihnin fëmijët e tyre akoma.
Një prind tjetër i tha Reuters se "të gjitha informacionet po bllokohen".
Provinca Henan është shtëpia e tempullit të famshëm Shaolin ku mijëra studentë studiojnë në kampe trajnimi kung fu.



