‘Paqja fiskale’, Meka: Nuk është nxjerrë fatura reale që do paguhet. Zbatimi i kësaj sipërmarrjeje nuk do jetë kaq i shpejtë

‘Paqja fiskale’, Meka: Nuk është nxjerrë fatura reale që do paguhet. Zbatimi i kësaj sipërmarrjeje nuk do jetë kaq i shpejtë

Elvin Meka, ekspert i ekonomisë tha në studion e emisionit “MCN Economy” se termi “paqe fiskale” nuk është hasur në diskutime, por që nuk ndryshon shumë nga termi amnisti fiskale.

Megjithëse sipas Mekës zbatimi i kësaj paqeje nuk do të jetë shumë i shpejtë në kohë.

 

Drupal Ad

Nuk është parë një term i tillë, nuk ndryshon asgjë nga termi amnisti. Mund të jetë diçka më shqip, më pranë asaj që mendohet të tejçohet, që mendohet të hidhet për diskutim. Sigurisht jo tani, jo vetëm pas zgjedhjeve, por do kërkojë pak kohë. Kur të mbarojnë zgjedhjet dhe nëse qeveria aktuale merr mandat tjetër do të ketë kohën e nevojshme për ta kryer.

Ajo çfarë është e artikuluar në ato pak gjëra që janë bërë të njohura është e qartë që është dhënë ana e mirë, ana e përfitimeve nga bizneset, pa nxjerrë faturën reale që do të jenë të detyruar të paguajë.

Nuk do jetë kaq i shpejtë zbatimi.

Deri ku do të shkohet ndërhyrja në pasqyrat financiare? Ndërhyrja është me zarar të madh.

Paketa ligjore që do të shoqërojë këtë sipërmarrje të vështirë do të ketë sqarime, apo shuëm aspekte qoftë procedurale, si kush çfarë dhe pse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy