Është e nevojshme që Perëndimi të ushtrojë më shumë presion mbi Izraelin për të respektuar rezolutën e Kombeve të Bashkuara për armëpushimin në Rripin e Gazës.
Kështu deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili e përkufizoi Izraelin si “biri i llastuar dhe i paligjshëm i Perëndimit”.
Erdogan më pas nënvizoi se Turqia e mirëpret rezolutën e OKB-së për armëpushimin dhe beson se ajo do të zbatohet.
Turqia do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të siguruar që palestinezët të arrijnë paqen dhe qetësinë sa më shpejt të jetë e mundur.



